Sinan Doğan
03 Korrik 2021•Përditësim: 03 Korrik 2021
Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), në 24 orët e fundit në Kolumbi kanë humbur jetën 586 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se me vdekjen e 586 personave në 24 orët fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend ka arritur në 107.723.
Me 28.005 raste në 24 orët e fundit, numri i rasteve ka arritur në 4.297.302 ndërkohë me 29.577 të shëruar numri i të shëruarve ka shkuar në 3.993.651.
Në mesin e rajoneve me të prekura nga pandemia janë kryeqyteti Bogota me 1.276.491 raste dhe rajoni Antioquia me 650.839 raste.
Numri i rasteve aktive ka arritur në 183.535 ndërsa kapaciteti i mbushur në njësitë e kujdesit intensiv ndryshon në 85-90 për qind.
Në kuadër të fushatës për vaksinimin masiv deri më tani 18.582.100 persona e kanë marrë dozën e parë të vaksinës ndërsa 6.935.680 të tjerë dozën e dytë.
Kolumbia popullsia e së cilës është rreth 50 milionë renditet në vendin e 9-të në botë me numrin më të lartë të rasteve.