Sinan Doğan
07 Korrik 2021•Përditësim: 08 Korrik 2021
Në Kolumbi ka shkuar mbi 110 mijë numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë tha se me 553 vdekje në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 ka arritur në 110.019.
Me 26.721 raste në 24 orët e fundit, numri i rasteve ka arritur në 4.402.582 ndërkohë me 37.904 të shëruar numri i të shëruarve ka shkuar në 4.113.917.
Në mesin e rajoneve me të prekura nga pandemia janë kryeqyteti Bogota me 1.306.739 raste dhe rajoni Antioquia me 661.751 raste.
Numri i rasteve aktive ka arritur në 166.093 ndërsa kapaciteti i mbushur në njësitë e kujdesit intensiv ndryshon me 85-90 për qind.
Në kuadër të fushatës për vaksinimin masiv deri më tani 19.436.143 persona e kanë marrë dozën e parë të vaksinës ndërsa 7.351.740 të tjerë dozën e dytë.
Kolumbia, popullsia e së cilës është rreth 50 milionë renditet në vendin e 9-të me numrin më të lartë të rasteve në botë.