Zuhal Demirci
07 Korrik 2021•Përditësim: 07 Korrik 2021
Xhamajka ka në plan të kërkojë dëmshpërblim për skllavërinë nga Mbretëresha Elizabeth II për rolin e Britanisë së Madhe në tregtinë transatlantike të skllevërve, deklaroi të martën ministrja e Kulturës e Xhamajkës, Olivia Grange, transmeton Anadolu Agency (AA).
Grange tha se një peticion që kërkon dëmshpërblim për skllavërinë për të gjithë qytetarët e Xhamajkës nga Mbretëresha Elizabeth do t'i paraqitet monarkut britanik.
"Jemi veçanërisht të kënaqur të njoftojmë se kemi bërë hapa të mëtejshëm në hapat tanë drejt kërkimit të drejtësisë reparative për viktimat dhe pasardhësit e tregtisë skllavërore transatlantike", tha ajo.
Kërkesa për dëmshpërblim të skllavërisë mbështetet gjithashtu nga partia opozitare e vendit, Partia Kombëtare e Popullit (PNP).
Xhamajka është pjesë e Komonuelthit Britanik dhe monarku britanik titullohet zyrtarisht Mbretëresha e Xhamajkës.