Ömer Tuğrul Çam
04 nëntor 2022•Përditësim: 04 nëntor 2022
Komisionet kufitare të Azerbajxhanit dhe Armenisë mbajtën takimin e tretë në Bruksel nën organizimin e Bashkimit Evropian (BE), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, thuhet se takimi u mbajt si rezultat i dakordimeve të arritura gjatë takimeve trepalëshe të mbajtura në Bruksel nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev dhe kryeministrit të Armenisë, Nikol Pashinyan.
Në deklaratë bëhet e ditur se palët dëshirojnë të vazhdojnë punën mbi çështjet kufitare dhe përmirësimin e situatës së sigurisë.
Theksohet se takimi është zhvilluar në një atmosferë konstruktive.