Ayşe Doğru
06 Tetor 2023•Përditësim: 12 Tetor 2023
Shkencëtarët njoftuan se kanë konfirmuar dëshmitë se njerëzit erdhën në Amerikë para 21 mijë deri në 23 mijë vitesh, transmeton Anadolu.
Siç njofton Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS), më parë, provat e ekzistencës njerëzore në kontinentin amerikan treguan se ishin 14 mijë deri në 16 mijë vjet më parë.
Datimi me radiokarbon i farave në gjurmët e fosilizuara të zbuluara në shtetin amerikan të New Mexico-s në vitin 2009 zbuloi se njerëzit ishin të pranishëm në kontinent midis 21 mijë dhe 23 mijë vjet më parë.
Disa arkeologë, duke theksuar se farat e bimës ujore Ruppia cirrhosa të ekzaminuara në studim mund të tërheqin atomet e karbonit nga uji, pohuan se gjetjet mund të ishin mashtruese.
Një nga studiueset, Kathleen Springer tha se përderisa artikulli i hulumtimit po publikohej kur u gjetën fosilet për herë të parë, ata filluan të punonin për përcaktimin e moshës me metoda të tjera dhe se ishin të sigurt për moshën e gjurmëve.
Artikulli shkencor i studimit u publikua në revistën "Science".