Adam Abu-bashal
18 Maj 2020•Përditësim: 18 Maj 2020
Të paktën 38 persona kanë humbur jetën si pasojë e përleshjes etnike mes dy grupeve në shtetin Adamawa të Nigerisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në shtypin e vendit, 38 persona humbën jetën si pasojë e përleshjes mes grupeve etnike Hausa dhe Chabo në rajonin Tigno.
Në përleshjet janë plagosur edhe shumë persona, ndërsa u dëmtuan qindra shtëpi.
Suleiman Nguroje, drejtor i policisë në Adamawa konfirmoi incidentin por nuk dha informacion rreth numrit të të vdekurve.
Ai tha se në rajon janë dërguar forcat e sigurisë dhe se është marrë nën kontroll.