Zeynep Tüfekçi,Zekeriya el-Kemali
02 Tetor 2015•Përditësim: 02 Tetor 2015
SANA (AA) - Në konfliktet e armatosura në Jemen mes Lëvizjes Shiite Ensarullah (Husi) dhe forcave të Rezistencës Popullore, mbështetës të presidentit Abdurabbu Mansur Hadi kanë humbur jetën 77 persona, ku 50 prej tyre militantë Husi, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas burimeve lokale mësohet se në rajonin e ngushticës Babu'l Mendeb mes forcave Husi dhe mbështetësve të presidenti Hadi të mbështetur nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ka patu konflikte të armatosura.
Gjithashtu burimet kanë theksuar se si pasojë e konfliktit zona dhe përreth ishullit Mejun e cila ndodhej që prej 6 muajsh nën kontrollin e Husive është pastruar dhe janë vrarë 50 militantë Husi si dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë. Ndërsa vihet në dukje se nga forcat mbështetës të qeverisë janë vrarë 27 persona.