Ekip
19 Nëntor 2016•Përditësim: 19 Nëntor 2016
SEUL (AA) – Qindra mijëra njerëz u mblodhën në qendër të Seulit duke i bërë thirrje presidentes Park Geun – Hye që të dorëhiqet, raporton Anadolu Agency (AA).
Protesta e fundjavës është protesta e katërt masive me radhë kundër Park, ndërsa organizatorët vlerësojnë se janë mbledhur rreth 500.000 persona.
Sapo filloi të errësohet, protestuesit e të gjitha sferave të jetës, njerëz familjarë, pensionistë, studentë, etj, u tubuan me pankarta në duar në sheshin qendror të qytetit Gwanghwamun, duke brohoritur me slogane me të cilat kërkojnë që Park menjëherë të braktis pozitën e presidentes së shtetit.
Më herët gjatë ditës u paraqit frika se mund të ndodhin përleshja në rrugët e Seulit, kur protestuesit u takuan me disa mijëra mbështetës të presidentes Park të cilët organizuan kundër protestë para stacionit kryesor në Seul.
Për fat të mirë të dyja palët hoqën dorë nga dhuna, e cila shpërtheu gjatë mitingut të madh në nëntor të vitit të kaluar.
Pritet që Park së shpejti mund edhe zyrtarisht të bëhet e dyshuar nga prokuroria e cila heton një varg shpërdorimesh të pretenduara të detyrës.