Hasan Esen,Ata Ufuk Şeker
19 Nëntor 2016•Përditësim: 20 Nëntor 2016
BRUKSEL (AA) - Turqit që jetojnë në Belgjikë kanë mbajtur një protestë të madhe në Bruksel kundër terrorizmit dhe për të dhënë mbështetje për demokracië, raporton Anadolu Agency (AA).
Protesta e mbajtur me sloganin "mallkim terrorizmit, thirrje demokracisë" u zhvillua në sheshin Schuman ku ndodhen institucionet e BE-së në Bruksel. Protesta ku morën pjesë mijëra persona filloi me intonimin e himnit turk dhe atij belg.
Në protestë janë përkujtuar duke u lexuar emrat e dëshmorëve të rënë gjatë tentativës për grusht shteti nga organizata terroriste FETO si dhe ka qenë e pranishme një pankartë e madhe me mbishkrimin "mos mbështetni terrorizmin". Gjithashtu protestuesit me flamuj në duar kanë brohoritur shpeshherë me sloganet "Evropë mos u befaso, mos na bëj të na sosë durimi", "Çdo turk lind ushtarë".
Ndaj protestës dhanë mbështetje shoqata dhe organizata të ndryshme të shoqërisë civile si Unioni Turko-Islam i Evropës, IHH Belgjikë, Unioni i Shoqatave Turke (UTV), Fondacioni Semerşah, Unioni i Demokratëve Turq Evropianë (UETD), Shoqata Ndërkombëtare e Biznesmenëve Turq, Fondacioni i Qytetarëve nga Trabzoni në Belgjikë.
Në një deklaratë për shtyp e cila u lexua në protestë në emër të organizatave të shoqërisë civile u shprehën pritshmëritë nga BE-ja dhe Belgjika. Pasi është vënë në dukje se pjesëmarrësit janë mbledhur për të konfirmuar mbështetjen ndaj demokracisë, të drejtave themelore dhe lirive si dhe për të shprehur shqetësimet e tyre u tha se "Po ndjekim me keqardhje dhe shqetësim se Evropa sot ka ardhur në një pikë duke i kthyer shpinën vlerave të cilat janë garantuese të paqes dhe mirëqenies. Ne besojmë se ne që jemi një pjesë e familjes së madhe të Evropës kemi të drejtë për ngritjen e zërit tonë ndaj kësaj ecurie të keqe."
Ndër të tjera në deklaratën ku u theksua se pritshmëritë nga BE-ja dhe Evropa janë që ato të ndodhen pranë demokracisë, të drejtave njerëzore dhe qeverive legjitime u tha se: "Rruga drejt kësaj kalon nëpërmjet mbajtjes së një qëndrimi parimor kundër organizatave terroriste dhe kundër çdo institucioni që i mbështet ato. Nuk kanë se çfarë të shprehin një BE dhe shteti i Belgjikës që nuk i përmbahen vetë listës së terrorizmit të formuar nga ato vetë. Është e pamundur që demokracia të jetojë së bashku me qasjen duke mbështetur terrorizmin, organizatat terroriste dhe terroristët. Evropa është bërë nevojtare e vlerave që frymëzon vetë për botën pasi ajo ndodhet në radhët e terroristëve, në vend që të marrë pjesë pranë njerëzve që kanë qenë viktimë dhe që janë masakruar pa mëshirë nga organizata terroriste PKK. I bëjmë thirrje Belgjikës dhe BE-së që të shqyrtojnë qëndrimet e tyre përballë terrorizmit dhe demokracisë.
Gjithashtu bëhet e ditur se policia belge ka kërkuar heqjen e flamujve turq personave që dëshironin të dilnin nga sheshi gjatë protestës. Ky qëndrim i policisë belge shkaktoi reagime e cila ditën e enjte nuk ndërhyri ndaj pankartave të mbështetësve të organizatës terroriste PKK.