Gözde Bayar
08 maj 2020•Përditësim: 11 maj 2020
Koreja e Jugut muajin e kaluar ka testuar një raketë të re balistike me rreze të më të gjatë dhe aftësi më të lartë ngarkese, lajmëroi të enjten agjencia shtetërore e lajmeve Yonhap, transmeton Anadolu Agency (AA).
Yonhap tha se test-shkrepja e Hyunmoo-4 u zhvillua në sitin e provave Anheung, e drejtuar nga Agjencia shtetërore e Zhvillimit të Mbrojtjes në Taean në brigjet perëndimore të vendit.
Një nga dy raketat që u testuan raportohet se nuk shkrepi siç duhet.
Raketa e re supozohet të ketë një rreze deri në 800 kilometra dhe është e aftë të transportojë një kokë bombe prej dy tonë.