Saadet Firdevs Aparı
01 Tetor 2022•Përditësim: 01 Tetor 2022
Koreja e Jugut njoftoi se Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa balistike në drejtim të Detit Japonez (Detit Lindor), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga ushtria e Koresë së Jugut thuhet se me dy lëshimet e fundit Koreja e Veriut në një periudhë më të shkurtër se një javë ka lëshuar 4 herë raketa "provokuese".
Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut theksoi se ka përcaktuar 2 lëshimet në orën 06:45 dhe 07:03 me orën lokale nga rajonet Sunan të Koresë së Veriut.
"Raketat e fundit balistike të Koresë së Veriut, janë akt i një provokimi të madh që minojnë paqen jo vetëm në Gadishullin Korean por edhe në komunitetin ndërkombëtar dhe janë një shkelje e hapur e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB)", thuhet në deklaratën e Shtabit.
Ministria e Mbrojtjes së Japonisë tha se Koreja e Veriut më 29 shtator lëshoi dy raketa balistike në drejtim të Detit Japonez (Detit Lindor).
Sipas agjencisë së lajmeve "Kyodo", pritet që SHBA-ja, Koreja e Jugut dhe Japonia të zhvillojnë stërvitje trepalëshe anti-nëndetëse.