Gamze Türkoğlu Oğuz
25 Shkurt 2019•Përditësim: 25 Shkurt 2019
ANKARA (AA) - Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka deklaruar se nëse Koreja e Veriut do të braktisë armët e saj bërthamore, ajo mund të jetë një nga fuqitë më të mëdha ekonomike në botë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Trump në llogarinë e tij Twitter duke përmendur samitin që do të zhvillojë në Vietnam me liderin e Koresë së Veriut Kim Jong-un tha se Koreja e Veriut "ka potencialin të rritet më shpejtë se ndonjë vend tjetër".
"Ne presim që të vazhdojmë progresin e arritur në samititin e parë në Singapor. Presidenti Kim është ndoshta më i vetëdijshëm se gjithkush për faktin se pa armë bërthamore, vendi i tij mund të bëhet shpejt një nga fuqitë e mëdha ekonomike kudo në botë. Falë vendndodhjes, popullit të saj dhe (atij), ajo ka potencial që të rritet më shpejt sesa çdo vend", theksoi Trump në deklaratën e tij.
Ai edhe gjatë një takimi me krerët lokalë ka potencuar se me Kim kanë ndërtuar "marrëdhënie shumë të mira" dhe se nuk kanë asnjë nxitim në çarmatosjen e Koresë së Veriut nga armët bërthamore.
Më 27-28 shkurt Trump dhe Kim do të zhvillojnë një takim në Vietnam, ku për këtë shkalla e sigurisë do të rritet në nivelin më të lartë.
Trump dhe Kim për herë të parë u takuan më 12 qershor 2018 në samitin historik në Singapor dhe nënshkruan një marrëveshje gjithëpërfshirëse.