Zehra Ulucak
26 Maj 2016•Përditësim: 26 Maj 2016
SEUL (AA) - Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon kërkoi nga Koreja e Jugut dhe Koreja e Veriut që të rifillojnë negociatat, raporton Anadolu Agency (AA).
Ban në fjalimin e tij në një forum i cili u mbajt në ishullin Jeju në Korenë e Jugut tha se qeveria e Seulit dhe Phenianit "përsëri duhet të gjejnë rrugën e dialogut".
Ban i cili mbështet përpjekjet e pajtimit mes dy vendeve, tha se "Marrëdhëniet e mira të cilat do të vendosen mes dy Koreve, është e nevojshme për paqen e qëndrueshme jo vetëm për gadishullin Korean por për gjithë rajonin".
Koreja e Jugut, në ofertën e javës së kaluar të Phenianit "të bëjmë bisedime ushtarake", kishte dhënë përgjigje negative duke i kërkuar që "të japin prioritet në heqjen e armëve bërthamore".
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Koresë së Jugut Mun Sang-gyun theksoi se bisedimet e qeverisë së Seulit me Korenë e Jugut e cila nuk është duke u pastruar nga armët bërthamore "do të mund të dobësojë sanksionet e komunitetit ndërkombëtar ndaj Phenianit".