Ayşe Aktaş
09 Prill 2016•Përditësim: 10 Prill 2016
SEUL (AA) - Koreja e Veriut ka testuar me sukses një motor të projektuar për raketa balistike ndërkontinentale, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç lajmëron agjencia zyrtare e lajmeve veri-koreane KCNA, testimi është shoqëruar edhe nga lideri i këtij shteti Kim Jong-un.
Kim ka thënë se Pheniani me motorin e ri në duar do të ketë armë të fuqishme në luftën kundër armikut.
Koreja e Veriut në fillim të këtij viti bëri testime bërthamore dhe lançoi raketë me rreze të gjatë veprimi.