Emre Gürkan Abay
24 Janar 2019•Përditësim: 24 Janar 2019
MOSKË (AA) - Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitriy Peskov, ka paralajmëruar vendet e treta që ndërhyjnë në politikën e brendshme të Venezuelë, duke deklaruar se tentativën e opozitës për të marrë në dorë pushtetin në Venezuelë e vlerësojnë "të paligjshme", raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë në Moskë, Peskov tha se Rusia njeh Niciolas Maduro si president të vetëm legjitim të Venezuelës.
"Ne jemi të shqetësuar për deklaratat që nënkuptojnë ndërhyrje në politikën e brendshme të vendit. Ne besojmë se kjo ndërhyrje është e papranueshme dhe ka efekte jashtëzakonisht negative. I shohim shumë të rrezikshme spekulimet në lidhje me ndonjë bastisje", theksoi Peskov, duke konsideruar se janë "për të ardhur keq" zhvillimet në Venezuelë.
Pasi ka theksuar se Rusia e sheh si partner strategjik Venezuelën, Peskov është shprehur se, "E vlerësojmë të paligjshme tentativën e opozitës për të marrë në dorë pushtetin në Venezuelë. Besojmë se hapat e tilla shkelin parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare".
Kreu i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, Juan Guaido, shpalli veten president gjatë protestave anti-qeveritare në Karakas duke theksuar se nuk njohin qeverinë e presidentit Nicolas Maduro.
Ndërsa, presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se mbështet Guaido-n si "president të përkohshëm" të Venezuelës. Pas kësaj disa vende morën vendime në anën e SHBA-ve, ndërsa disa të tjera duke përfshirën edhe Turqinë reagun ndaj këtij vendimi.