Diyar Güldoğan
10 Janar 2017•Përditësim: 10 Janar 2017
MOSKË (AA) – Mbetet e paqartë kohëzgjatja e bisedimeve për krizën në Siri të cilat do të mbahen në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, deklaroi të martën zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, raporton Anadolu Agency (AA).
“Është e paqartë se sa do të zgjasin bisedimet. Përgatitjet për të njëjtat janë duke u bërë me një intensitet të theksuar”, tha Peskov.
Negociatat midis qeverisë dhe opozitës siriane për të arritur një zgjidhje politike për luftën gjashtë vjeçare në Siri pritet të fillojnë në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana më 23 janar.
Si rrjedhojë e marrëveshjes së armëpushimit të arritur në dhjetor me ndërmjetësim të Turqisë dhe Rusisë, takimi i Astanës vjen në vazhdën e përpjekjeve të të dyja shteteve të lartpërmendura për të gjetur një zgjidhje politike për Sirinë e përfshirë nga lufta.