Furkan Naci Top
10 Janar 2017•Përditësim: 11 Janar 2017
ATHINË (AA) - Më 23 janar do të merret vendimi nëse do të ekstradohen apo ajo në Turqi dy nga ushtarakët puçistë të cilët u arratisën në Greqi pasi morën pjesë në tentativën për grusht shteti nga organizata terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga tetë ushtarakët Süleyman Özkaynakçı dhe Bilal Kurugül morën pjesë në seancën gjyqësore të mbajtur në Gjykatën e Lartë të Greqisë (Arios Pagos) ku karahas avokatëve të tyre seancën gjyqësore e kanë dëgjuar edhe një grup ekspertësh, përfshirë edhe ish-ministrin e Drejtësisë, Mihalis Statopoulos.
Në fund të gjykimit prokurori për shkak të shqetësimeve rreth gjykimit të drejtë të ushtarakëve ka kërkuar mos ekstradimin e tyre.
Ndërsa gjyqtarët kanë vendosur që të marrin vendimin në seancën e radhës që do të mbahet më 23 janar. Gjithashtu njoftohet se procesi gjyqësor ndaj ushtarakëve të tjerë do të zhvillohet brenda kësaj jave.
Pas tre gjykimeve të ndara të zhvilluara në Gjykatën e Apelit të Athinës para pak kohësh në lidhje me ekstradimin e 8 ushtarakëve që u arrtatisën me një helikopter ushtarak në Greqi pas tentativës për grusht shteti u dha vendimi për ekstradimin në Turqi të tre ushtarakëve, ndërsa ishte refuzuar eksradimi për 5 të tjerë.
Kryeprokurori i gjykatave të apelit në Athinë, Antonis Liogas, në lidhje me puçistët që iu refuzua kërkesa për ekstradim kundërshtoi vendimin në Gjykatën e Lartë, ndërsa për 3 ushtarakët të cilët gjykata vendosi ekstradimin në Turqi kishte apeluar vendimin.
Vendimi i Gjykatës së Lartë do të jetë hapi përfundimtar në lidhje me procesin e ekstradimit të ushtarakëve puçistë.