Elena Teslova
17 Shkurt 2023•Përditësim: 18 Shkurt 2023
Kreu i grupit mercenar rus Wagner, Evgeny Prigozhin sot tha se për shkak të "burokracisë monstruoze" avancimi i ushtrisë ruse po ecë ngadalë pranë qytetit Bakhmut të Ukrainës, raporton Anadolu.
"Ne nuk po lëvizim me shpejtësinë që duam. Deri në vitin 2023 do të kishim marrë tashmë Bakhmut-in, nëse nuk do të kishte burokraci ushtarake monstruoze dhe pengesa të përditshme", u tha Prigozhin gazetarëve në bazën ushtarake të Wagner në zonën e luftës.
Prigozhin tha se në një moment grupi i tij nuk do të jetë në gjendje të zbatojë detyrat për shkak të ndryshimeve strukturore, ata ndaluan rekrutimin e të burgosurve dhe ndërsa njerëzit vdesin në luftë, numri i luftëtarëve të tanë përfundimisht do të ulet.
"Burokracia nuk lejon rritjen e efikasitetit për shkak të procedurave, ndërkaq njësitë e tjera nuk janë ende aktive", theksoi ai.
Sipas vlerësimit të Prigozhin, grupi Wagner përballet me rreth 40 mijë deri në 50 mijë trupa ukrainase në Bakhmut dhe vetë qyteti është "i fortifikuar mirë".
Kreu i Wagner-it nuk pret që qyteti të merret në të ardhmen e afërt.
Bakhmut është një rrugë e rëndësishme përmes së cilës trupat ukrainase në Donbas furnizohen me armë, pajisje ushtarake dhe municione.