Zafer Fatih Beyaz
18 Dhjetor 2016•Përditësim: 19 Dhjetor 2016
KAYSERI (AA) - Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Turqisë, Gjeneral Hulusi Akar ka thënë sot se organizata terroriste PKK ka nisur të kryejë sulme vetëvrasëse tradhtare dhe të pabesa në qytete për shkak se nuk mundi të luftojë në mal kundër ushtrisë turke, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjenerali Akar ka vizituar sot garnizonin e forcave komando në Erxhies të Kayserit nga i cili ishin 14 ushtarët që humbën jetën në një sulm terrorist në këtë qytet.
Në një fjalim të mbajtur në këtë garnizon, Gjenerali Akar ka thënë: "Ndodhem këtu për të shprehur ngushëllimet e sinqerta ndaj 14 shokëve tanë të cilët ranë dëshmorë në sulmin e tmerrshëm dhe tradhtar të ndodhur ditën e djeshme."
Duke vënë në dukje se ky divizion prej 30 vitesh ka marrë mbi supe një detyrë shumë të rëndësishme në luftën kundër terrorizmit, Akar më pas në fjalën e tij ka shtuar: "Organizata terroriste e cila ka dhënë humbje të mëdha në terren në saje të operacioneve të suksesshme tanimë ndjek sulme të tilla tradhtare dhe të poshtra. Kjo tregon që ata kanë frikë për mbijetesën e tyre."
Gjenerali Akar në vijim të fjalës së tij ka vënë në dukje vendosmërinë e luftës kundër terrorizmit.
Ndërkohë në dalje ai ka përshëndetur edhe civilët e pranishëm duke i'u drejtuar: "Të jeni të qetë. Lufta jonë kundër terrorizmit do të vazhdojë deri në fund."