Associated Press
21 Dhjetor 2016•Përditësim: 21 Dhjetor 2016
BERLIN (AA) – Hetuesit gjermanë kanë vazhduar mëngjesin e së mërkurës kërkimet për gjetjen e sulmuesit me kamion i cili në tregun e Krishtlindjeve në Berlin la të vdekur 12 persona dhe 48 të tjerë të plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet gjermane vazhduan hetimet për zbulimin e autorit të sulmit pasi burri i arestuar më herët rezultoi të mos ketë kryer veprën, nërkohë që përgjegjësinë për sulmin e mori përsipër organizata terroriste DEASH.
Policia e Berlinit theksoi se ka pranuar 508 denoncime lidhur me sulmin por se aktualisht nuk dihet nëse vallë hetuesit janë në gjurmë të gjetjes së autorit.
Më herët policia tha se dyshon në disa autorë dhe bashkëpunëtorë të tyre.