Ekip
29 maj 2016•Përditësim: 30 maj 2016
BERLIN (AA) - Kompania ajrore shtetërore gjermane Lufthansa ka deklaruar se do të anulojë të gjitha fluturimet e saj për në Karakas, kryeqytetin dhe qytetin më të madh të Venezuelës, duke përmendur situatën e dobët ekonomike në këtë vend të Amerikës së Jugut, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Lufthansa-s Andreas Bartels sot theksoi se kompania që nga 17 qershori deri në një njoftim të mëtejshëm ka pezulluar fluturimet e saj Frankurt-Karakas.