Recep Şakar
07 Maj 2019•Përditësim: 07 Maj 2019
Kryeministri i Australisë, Scott Morrison ishte në shënjestër të një sulmi gjatë fushatës parazgjedhore në qytetin Albury, ku si pasojë gjatë një konference për mediat, një grua e goditi me vezë në kokë, raporton Anadolu Agency (AA).
Morrison qëndroi në qytetin Albury në kuadër të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme të cilat do të mbahen më 18 maj.
Gjatë një tubimi të organizuar nga Unioni Kombëtar i Grave (CWA), një nga gratë e pranishme goditi Morrisonin me vezë në kokë.
Bëhet fjalë për një 25 vjeçare, identiteti i të cilës ende nuk është zbuluar. Ajo goditi Morrisonin me vezë në kokë në kohën kur ai po mbante një konferencë për mediat.
Sigurimi intervenoi me shpejtësi dhe nxorri gruan jashtë nga salla e konferencës, pas çka është ndaluar nga policia, ndërkohë që mbeten të paqarta motivet që çuan në sulmin e saj.
Lideri opozitar Bill Shorten tha se sulmi ishte një sjellje e tmerrshme dhe e turpshme.
"Gjithmonë ekziston mundësia për protestë paqësore, por një qasje e dhunshme si kjo është e papranueshme", tha Shorten.