Mutlu Demirtaştan
16 prill 2016•Përditësim: 17 prill 2016
STAMBOLL (AA) – Agjencia Botërore e Antidopingut (WADA), njofton se e ka anuluar akreditimin e laboratorit për kontroll dopingu në Moskë me arsyetimin se nuk është në përputhje me standardet ndërkombëtare, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e publikuar në faqen e internetit të WADA-s, thuhet se akreditimi i laboratorit për kontroll dopingu në Moskë që u pezullua më 10 nëntor për arsye të mosplotësimit të standardeve ndërkombëtare, përfundimisht u anulua pasi që nuk u përmbushën normat e parashikuara.