Michael Hernandez
20 Shtator 2016•Përditësim: 20 Shtator 2016
WASHINGTON (AA) – Ofensiva në Mosul, qyteti i dytë më i madh në Irak i cili është nën kontroll të organizatës terroriste DAESH që nga viti 2014, mund të jetë e pashmangshme, vlerësoi kryeministri i këtij vendi Haider al-Abadi, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas takimit bilateral me presidentin amerikan Barack Obama, Abadi shfaqi shpresën se do ta largojnë organizatën terroriste DAESH nga “bastionet e saj të fundit” gjatë muajve në vijim.
“Do ta largojmë DAESH-in nga Mosuli dhe do t’i shkaktojmë goditje të fortë asaj që DAESH-i beson”, tha kryeministri irakian.