Sarp Özer
20 Shtator 2016•Përditësim: 20 Shtator 2016
ANKARA (AA) - Forcat e armatosura turke goditën pozicionet e organizatës terroriste në anën irakiane të kufirit me ç'rast sipas informacioneve të para janë neutralizuar 4 terroristë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet ushtarake, dje në orët e mëngjesit, brenda kufirit irakian në perëndim të fshatit Kesta është identifikuar një arsenal armësh i organizatës separatiste terroriste.
Pas goditjeve me obusë në rajonin Andaç, është shkatërruar arsenali. Ndërsa sipas vlerësimeve të para gjatë sulmeve të kryera me fluturake pa pilot u vranë 4 terroristë dhe një është plagosur.
Zjarri i cili shpërtheu pas goditjes së arsenalit të armëve zgjati gjatë tërë ditës.