Mücahit Aydemir
02 Nëntor 2022•Përditësim: 02 Nëntor 2022
Kryeministri i Izraelit, Yair Lapid ka anuluar pjesëmarrjen e tij në Konferencën e 27-të të Palëve (COP27) të Konventës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për Ndryshimet Klimatike që do mbahet në Egjipt nga 6 deri më 18 nëntor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të transmetuesit publik izraelit (KAN) mësohet se pas tablosë që paraqitën zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura dje, kryeministri Lapid ka anuluar vizitën e tij në Sharm El-Sheikh për të marrë pjesë në COP27.
Delegacioni i Izraelit në samit do të kryesohet nga presidenti Isaac Herzog.
Sipas rezultateve jozyrtare të zgjedhjeve në Izrael, blloku i krahut të djathtë i udhëhequr nga ish-kryeministri Benjamin Netanyahu pritet të formojë qeverinë e re.