Ali H. M.Abo Rezeg
28 Shkurt 2018•Përditësim: 28 Shkurt 2018
BEJRUT (AA) – Kryeministri libanez Saad Hariri mbërriti sot në Arabinë Saudite për vizitën e tij të parë zyrtare që kur dha dorëheqjen në nëntor të vitit të kaluar, të cilën e paralajmëroi nga Rijadi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nga kabineti i kryeministrit libanez paralajmëruan se me Haririn do të takohen mbreti saudit Selman bin Abdulaziz dhe princi i kurorës Muhamed bin Selman.
Në nëntor të vitit të kaluar Hariri në mënyrë befasuese paralajmëroi dorëheqjen nga Arabia Saudite gjatë vizitës në këtë vend.
Më vonë u tërhoq nga dorëheqja në mes të një vale akuzash të zyrtarëve libanezë se Arabia Saudite e ka detyruar që të japë dorëheqje.