Abdulselam Durdak
24 Maj 2016•Përditësim: 24 Maj 2016
FRANKFURT (AA) - Instituti i Hulumtimit Ekonomik (Ifo) njoftoi se shumica e ekonomistëve gjermanë janë kundër ndarjes së Anglisë (Brexit) nga Bashkimi Europian (BE), raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas anketës "Paneli i Ekonomistëve" të bërë nga ana e Ifo-së, qendra e së cilës gjendet në Mynih, në partneritet me gazetën "Frankfurter Allgemeine Zeitung", 85 për qind të pjesëmarrësve e kundërshtuan "Brexit", ndërsa 10 për qind e mbështetën atë.
Nga ana tjetër 54 për qind të pjesëmarrësve në anketë ndanë idenë se Brexit do të shkaktojë disavantazh "të fuqishëm" ekonomik për Anglinë, ndërsa 32 për qind mendojnë se kjo gjendje mund të shkaktojë "disa" vështirësi ekonomike.
Në rastin e "Brexit" ekonomia gjermane do të përjetojë vetëm probleme të vogla, ndanë mendimin 65 për qind, ndërsa 12 për qind u shprehen se kjo gjendje mund të shkaktojë disavantazhe të fuqishme.Një ndër ekonomistët pjesëmarrës në panel ndau mendimin se "Brexit, në aspektin ekonomik dhe politik mund të krijoj disavantazhe të gjitha palëve dhe mund ta destabilizojë Europën", ndërsa një tjetër u shpreh, "Një Brexit i mundshëm, në planin afatgjatë do të jetë dukshëm i dobishëm për BE-në, sepse Anglia ka qenë një fren për integrimin e Europës".