Büşra Akın Dinçer
26 Maj 2016•Përditësim: 26 Maj 2016
LONDËR (AA) – Shtimi i numrit të emigrantëve të cilët vitin e kaluar kanë hyrë në Britani të Madhe përmes shteteve të Bashkimit Evropian (BE), ka acaruar debatin në vend, një muaj para mbajtjes së referendumit “Brexit” (dalja e Britanisë nga BE-ja), raporton Anadolu Agency (AA).
Zyra Kombëtare për Statistikë ka publikuar të dhëna të cilat thonë se në Britani gjatë vitit 2015 kanë hyrë rreth 333 mijë njerëz më shumë nga që kanë lëshuar vendin që shënon shtim të numrit për 20 mijë krahasuar me vitin paraprak.
Sipas zyrës në fjalë totali i qytetarëve të BE-së që kanë hyrë në Britani ka qenë 270 mijë nga 264 mijë sa kanë hyrë në vitin 2014, ndërsa numri i emigrantëve nga shtetet jo anëtare të BE-së në vitin 2014 ka qenë 287 mijë dhe 277 mijë në vitin 2015.
Në prag të votimit për “Brexit” që do të mbahet më 23 qershor , një prej argumenteve të fushatës për dalje është pikërisht niveli i emigrimit, në Mbretërinë e Bashkuar nga brenda BE-së.
Nigel Farage që njihet si njëri nga ithtarët më prominent të fushatës për dalje të Britanisë në shifrat e lartpërmendura reagoi në Twitter.
"Nuk u besoj shifrave zyrtare dhe jam thellë i bindur she numri është shumë më i lartë. E kemi patjetër të braktisim BE-në dhe të kontrollojmë kufinjtë tanë”, shkroi Farage.