Atila Altuntaş
14 Janar 2022•Përditësim: 14 Janar 2022
Kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson, ka rezultuar pozitive në testin e kryer për koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim nga kryeministria thuhet se rezultati i testit të shpejtë që Andersson ka kryer për COVID-19 ka rezultuar pozitiv dhe se kryeministrja po pushon në shtëpi.
Ndërkohë dje u njoftua se kanë rezultuar pozitiv në testet e kryera për COVID-19 edhe bashkëkryetari i Partisë së Gjelbër, Per Bolund dhe udhëheqësja e Partisë së Qendrës, Annie Lööf, të cilët kanë marrë pjesë në mbledhjet e parlamentit.
Sipas të dhënave nga Drejtoria Shëndetit Publik të Suedisë, numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të COVID-19 në vend ka arritur në 15.482, ndërsa numri i rasteve në 1.534.707.
Po ashtu njoftohet se 82,5 për qind e personave mbi 12-vjeç në vend kanë marrë dy doza të vaksinës.