Adam Abu-bashal
28 Gusht 2021•Përditësim: 29 Gusht 2021
Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirusin e ri (COVID-19) në Afrikë ka shkuar në mbi 7.7 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë e COVID-19, numri i rasteve në të gjithë kontinentin ka arritur në 7.764.024.
Numri i të shëruarve nga COVID-19 në kontinent është rritur në 6.840.978 ndërsa numri i viktimave në 193.809.
Shifra më e madhe e rasteve në kontinent është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Libi, Etiopi dhe Egjipt. Ndërkohë numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Tunizi dhe Egjipt.
Sipas të dhënave të Qendrës Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Afrika CDC), deri më tani në kontinent kanë mbërritur 123.4 milionë doza të vaksinës. Shkalla e të vaksinuarve plotësisht kundër virusit në kontinent, ku janë administruar rreth 93.3 milionë vaksina, është 2.50 për qind.