Mustafa Keleş
18 Tetor 2016•Përditësim: 18 Tetor 2016
OKB (AA) - Në seancën me dyer të mbyllura të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) u diskutua mbi zhvillimet në Halep të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Këshilli u mblodh në një seancë të mbyllur pasi në takimet ndërkombëtare të mbajtura javën e kaluar për çështjen e Sirisë nuk erdh deri te asnjë rezultat.
Përfaqësuesi i përhershëm i Francës në OKB, François Delattre, në një deklaratë për gazetarët para takimit tha se vendosja në objektiv e civilëve në Halep shkakton edhe tragjedi njerëzore por edhe ushqen terrorizmin.
Ai tha se Halepi po bëhet një burim për të ushqyer terrorizmin. "Nuk do të pranojmë shpjegimet e homologëve rusë në çështjen e Halepit. Veprimet e regjimit sirian dhe Moskës në Halep nuk janë luftë me terrorizmin përkundrazi ato ushqejnë terrorizmin. Koston e kësaj po e paguan Franca dhe vendet e tjera", tha Delattre.
Ndër të tjera ai vuri theksin se heqja e rrethimit në Halep për Francën krahas përparësisë njerëzore është një çështje e sigurisë kombëtare. Delattre tha se Franca do të ndjekë çështjen e Halepit edhe për vlerat themelore por edhe për interesat kombëtare.