Ekip
18 Tetor 2016•Përditësim: 18 Tetor 2016
BERLIN (AA) - Kompania kimike BASF thekson se dy persona ende llogariten si të zhdukur pas shpërthimit në fabrikën e qytetit jugperëndimor gjerman Ludwigshafen në të cilën të paktën dy persona e kanë humbur jetën, raporton Anadolu Agency (AA).
BASF të martën tha se zjarri në objektin në portin e lumit është shuar mbrëmjen e së hënës, rreth dhjetë orë pas shpërthimit. Dy punonjës humbën jetën dhe gjashtë persona morën plagë të rënda.
Shpërthimi ndodhi pas zjarrit i cili shpërtheu në gypat ndërmjet zonave në të cilat lëngjet shkarkohen nga anijet në lumin Rajna dhe depot e rezervuarëve.
BASF ka shtuar se substancat të cilat kanë marrë flakë dhe më vonë kanë shpërthyer, përmbanin etilen, i cili përdoret në prodhimin e materialeve izoluese dhe propilenit, i cili përdoret për prodhimin e ngjyrave të makinave dhe ngjitëse.
Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit.