Mustafa Keleş
25 Shtator 2016•Përditësim: 26 Shtator 2016
OKB (AA) - Këshilli i Sigurimit të OKB-së, mbajti një mbledhje urgjente pas humbjes së jetëve të shumë civilëve në Halep nga sulmet ajrore të regjimit të Asadit dhe Rusisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në fillim të takimit Përfaqësuesi Special i OKB-së për Sirinë Staffan de Mistura, bëri një deklaratë në lidhje me situatën e fundit në vend.
Duke përdorur shprehjen "ditë trishtuese këto të sotmet", Mistura tha se regjimi i Sirisë ka nisur sulmet intensive pasi shpalli se i dha fund njëanëshëm marrëveshjes për ndalimin e konflikteve.