Ekip
09 dhjetor 2021•Përditësim: 09 dhjetor 2021
Eshtrat e 58 ushtarëve të vrarë iranianë në luftën Iran-Irak gjatë viteve të 80'ta u kthyen në Iran, raporton Anadolu Agency (AA).
Një polic irakian për AA tha se ata iu dorëzuan autoriteteve iraniane në pikën kufitare Shalamcheh në Basra.
Ai shtoi se eshtrat e ushtarëve iranianë u gjetën në zonat afër kufirit Iran-Irak.
Agjencia iraniane e lajmeve Tasnim, e cila është e lidhur me Gardën Revolucionare Islamike, tha se zyrtarët dhe familjet e ushtarëve të vrarë morën pjesë në një ceremoni për nder të tyre në provincën Khuzestan.
Në raport thuhet se eshtrat e ushtarëve iranianë u identifikuan pas pothuajse 39 vjetësh.
Sipas të dhënave jozyrtare, konflikti Iran-Irak midis viteve 1980 dhe 1988 mori rreth 1 milion jetë dhe shkaktoi humbje ekonomike prej rreth 1 trilion dollarë në të dyja anët.