Ekip
17 Mars 2020•Përditësim: 17 Mars 2020
Kuvajti sot ka konfirmuar shtatë raste të reja të koronavirusit, duke arritur numrin e përgjithshëm në 130, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i Ministrisë Abdullah al-Sanad tha se rastet e reja janë banorë të Kuvajtit, të cilët kohët e fundit vizituan Britaninë e Madhe.
Ai tha se gjithsej 118 raste aktualisht janë duke marrë trajtim.
Autoritetet kuvajtiane më herët theksuan se 12 persona të infektuar nga virusi janë shëruar.
Virusi u shfaq në Wuhan, Kinë, dhjetorin e kaluar, dhe është përhapur në të paktën 146 vende dhe territore. Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli shpërthimin një pandemi.