Zekeriyya el-Kemali,Gülşen Topçu
15 Maj 2016•Përditësim: 15 Maj 2016
KUVAJT (AA) - Përfaqësuesi Special i Jemenit pranë Kombeve të Bashkuara (OKB), Ismail Vild esh-Shejh Ahmed ka thënë se në bisedimet për krizën në Jemen është arritur një përparim mes palëve edhe pse i ngadaltë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ahmed në një deklaratë më shkrim ka theksuar se gjendja e bllokuar në këto bisedime ende vazhdon.
''Edhe pse në mënyrë të ngadaltë, kemi përparime në bisedime. Ne duam që bisedimet të përparojnë më shpejt, por nuk duam edhe të nxitohemi sepse temat të cilat diskutohen në këto bisedime janë të ndjeshme dhe duhet të diskutohen gjerë e gjatë'' është shprehur ai ndër të tjera në deklaratën e tij.