Zekeriya el-Kemali,Gülşen Topçu
02 Qershor 2016•Përditësim: 02 Qershor 2016
KUVAJT (AA) – I dërguari i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara në Jemen Ismail Vild Shejh Ahmed, potencoi se nuk duhet që njëra nga pikat më të rëndësishme të negociatave për Jemenin të cilat po vazhdojnë në Kuvajt, ajo e robërve dhe të kapurve të luftës, të instrumentalizohet për pazarllëqe politike, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën me shkrim, Ahmed u shpreh se po afrohet muaji i Ramazanit dhe se të kapurit e luftës duhet të kthehen pranë familjeve të tyre, dhe bëri thirrje që kjo dosje të mos politizohet tutje.
Duke u bërë thirrje palëve që robërit dhe të kapurit të lirohen dhe që ta bëjnë punën e tyre për mbështetjen e procesit të paqes, Ahmed tha se “Para së gjithash, kjo është çështje njerëzore. Duhet që kjo temë të mos shndërrohet në pazarllëk politik dhe këta persona sa më parë të kthehen pranë familjeve të tyre".
Dje në qytetin e Taizit, me iniciativë të veten Lëvizja Husi dhe grupet që mbështesin qeverinë kanë shkëmbyer 35 robër lufte. Ahmed tha se shpreson që të gjithë robërit dhe të burgosurit të lirohen.