Ekip
03 Maj 2017•Përditësim: 03 Maj 2017
KUVAJT (AA) - Gjykata Kushtetuese e Kuvajtit kundërshtoi të mërkurën pothuajse të gjitha ankesat e ngritura kundër rezultateve të zgjedhjeve parlamentare, të mbajtura në fund të vitit të kaluar, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas zgjedhjeve të nëntorit të kaluar, deputetët në largim paraqitën gjithsej 52 ankesa në Gjykatën Kushtetuese, duke sfiduar të dy rezultatet e zgjedhjeve dhe një dekret të tetorit nga emiri i Kuvajtit i cili shpërndau asamblenë e mëparshme.
Në seancën të mbajtur të mërkurën, Kushtetuesja njoftoi se ka refuzuar të gjitha ankesat, përveç një të paraqitur kundër një vendimi të mëparshëm i cili i mohoi postin parlamentar deputetit të opozitës Marzouk al-Khalifa.
Largimi i Al-Khalifa nga Parlamenti u pa si një dobësim i aftësisë së opozitës për të ndikuar në vendimet në Parlament.
Në zgjedhjet të cilat u mbajtën më 26 nëntor të vitit të kaluar, kandidatët opozitarë fituan gati se gjysmën e ulëseve, nga 50 sa ka Parlamenti i Kuvajtit.