Haydar Hadi
19 Qershor 2017•Përditësim: 20 Qershor 2017
BAGDAT (AA) – Kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi, tha se nuk do të mbajnë anën e askujt në mosmarrëveshjet e shteteve tjera, raporton Anadolu Agency (AA).
Ibadi në një deklaratë për mediat para vizitës së tij në Arabinë Saudite tha se “Iraku nuk do të mbajë anën e askujt në mosmarrëveshjet mes të shteteve tjera”.
Duke vënë në dukje se pas Arabisë Saudite ai do ta vizitojë edhe Kuvajtin dhe Iranin, Ibadi tha se me zyrtarët e këtyre shteteve do të diskutojnë për “përfundimin e terrorizmit dhe forcimin e marrëdhënieve në fushën e zhvillimit”.
Ai, duke theksuar se ata nuk praktikojnë një politikë e cila mban radhët e një shteti, a po e cila mbron një shtet kundër tjetrit, tha se “Ne nuk do të lejojmë që tokat tona të përdoren për sulme kundër ndonjë shteti fqinj”.
Ibaidi po ashtu shprehu dëshirën për “përfundimin e tërësishëm të terrorizmit, pas kësaj lufte shkatërrimtare (DEASH) të filluar kundër Irakut”.
“Pas luftës ne do të hyjmë në periudhën e zhvillimit dhe përmirësimit të marrëdhënieve tregtare. Ky rajon i cili u rrënua nga konfliktet dhe luftërat ka nevojë për këtë. Një pjesë e madhe e pasurisë së këtij rajoni u dëmtua duke filluar nga lufta në mes Iranit dhe Irakut, e deri te pushtimi i Kuvajtit dhe konfliktet aktuale. Ne dëshirojmë t’i zhvillojmë marrëdhëniet tona me shtetet e rajonit duke u bazuar në stabilitet dhe bashkëpunim”, tha ai.
Ibadi në kuadër të vizitës së tij 3 ditore në rajon, do të vizitojë Arabinë Saudite, Kuvajtin dhe Iranin.