Michael Hernandez
10 Qershor 2019•Përditësim: 10 Qershor 2019
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (OKB) njëzëri ka miratuar zgjatjen e afatit për një periudhë një vjeçare të ndalimit të armëve në Libi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ndalimi, i cili është duke u zbatuar kryesisht nga Bashkimi Evropian (BE), do të mbetet në fuqi deri në qershor të vitit 2020 në mes luftimeve të vazhdueshme midis komandantit ushtarak Khalifa Haftar dhe qeverisë së OKB-së të njohur në Tripoli.
Forcat e komandatit Haftar deri tani kanë qenë të pasuksesshëm në përpjekjet për të pushtuar Tripolin nga qeveria e njohur e OKB-së në një fushatë që filloi në muajin prill. Megjithatë, forcat e tij mbeten të vendosura në disa zona rreth kryeqytetit.
Rezoluta e miratuar sot kërkon nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, të raportojë në këshill brenda 11 muajve mbi zbatimin e embargos së armëve.
Libia mbetet e rrethuar nga trazirat që nga viti 2011, kur lideri Muammar Gaddafi, pas katër dekadash në pushtet, u rrëzua dhe u vra në një kryengritje të mbështetur nga NATO-ja.