Behlül Çetinkaya
10 Qershor 2019•Përditësim: 11 Qershor 2019
Ish-presidenti pakistanez, Asif Ali Zardari, është arrestuar sot nën akuzën për ryshfet dhe korrupsion, raporton Anadolu Agency (AA).
Zardari si shef shteti në Pakistan ka qenë nga viti 2008 deri në vitin 2013, ndërsa prokuroria e këtij vendi e ngarkon me akuzat për ryshfet dhe korrupsion, që ka fituar para të cilat në mënyrë të paligjshme i ka transferuar në llogari bankare jashtë vendit.
Gjykata Supreme në Islamabad sot refuzoi kërkesën e Zardarit për të vazhduar mbrojtjen në liri, pas të cilës e arrestuan pjesëtarët e policisë, ndërsa me urdhër të Byrosë Hetimore Nacionale (BHN).
Arrestimi u bë në shtëpinë e Zardarit në Islamabad, ku u mblodhën ithtarë të Partisë Popullore të Pakistanit.