Ekip
24 Korrik 2018•Përditësim: 24 Korrik 2018
BANGKOK (AA) - Mediat shtetërore në Laos raportojnë për shembjen e digës së hidrocentralit në juglindje të vendit, që ka çuar në disa raste të konfirmuara të vdekjes ndërsa qindra të tjerë llogariten si të zhdukur, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia zyrtare shtetërore e lajmeve KPL, sot publikoi se diga e hidrocentralit Xepian-Xe Nam Noy në provincën Attape është shembur të hënën në mbrëmje, me çka është derdhur sasi e madhe e ujit e cila ka përmbytur shtëpitë, me ç'rast mbi 6.600 njerëz kanë mbetur pa kulm mbi kokë.
Diga është ndërtuar me angazhimin e përbashkët të kompanive koreano-jugore dhe partnerëve nga Tajlanda dhe Laosi.