Zehra Ulucak
06 Shtator 2016•Përditësim: 07 Shtator 2016
VIENTIANE (AA) – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, (SHBA) Barack Obama, gjatë vizitës së tij në Laos, deklaroi se shteti i tij në periudhen mes viteve 1964 dhe 1973 në Laos ka hedhur dy milionë ton bomba dhe se ky fakt është shumë pak i johur ndër amerikanët, raporton Anadolu Agency (AA).
Obama po qëndron në kryeqytetin e Laosit, Vientian, me rastin e Samitit të liderëve të Unionit të shteteve të Azisë Juglindore (ASEAN).
Në cilësi të presidentit të parë amerikan që ka vizituar këtë vend, Obama u tha zyrtarëve, afaristëve dhe studentëve të këtij vendi se ndihma për Laosin paraqet një detyrim moral për SHBA-të, duke premtuar ngjalljen e marrëdhënieve me siç tha, "këtë shtet tërëndësishëm strategjik".
"Duke parë historinë e këtushme, besoj se rimëkëmbja e Laosit paraqet detyrim moral për SHBA-të", tha Obama.
Presidenti amerikan Obama tha se vendi i tij në mes të viteve 1964 dhe 1973, ka hedhur në Laos bomba në peshë prej dy milionë ton, dhe ka shtuar se këtë e dinë shumë pak amerikanë.
Edhe pse popullit të atjeshëm Obama nuk i ka kërkuar falje, ai tha se "pavarësisht arsyeve, pavarësisht synimeve tona, lufta në një mënyrë shumë të dhimbshme paguan llogaritë".
Samiti ASEAN do të zgjasë deri më 8 shtator.