Emre Gürkan Abay,Elena Teslova
21 Korrik 2017•Përditësim: 22 Korrik 2017
MOSKË (AA) – Shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov tha se aktivitetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Siri nuk kanë bazë juridike, raporton Anadolu Agency (AA).
Lavrov duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, deklaroi se Rusia është duke vazhduar aktivitetet e saj në Siri si rezultat i marrëveshjeve të nënshkruara reciproke.
"Aktivitetet e SHBA-ve në Siri nuk kanë bazë juridike. Për këtë arsye SHBA-të nuk i zbulojnë bazat në Siri”, tha Lavrov.
Ai thekson se qëllimi i përbashkët i Rusisë dhe SHBA-ve është lufta kundër terrorizmit dhe sigurimi i stabilitetit politik.
“Kur liderët tregojnë vullnet, atëherë është e mundshme të arrihen rezultate pozitive. Marrëveshja për 'zonat jokonfliktuale' në lidhje me jugun e Sirisë është shembulli i kësaj”, tha ministri rus.
Sipas tij, SHBA-të dhe Rusia vazhdojnë të punojnë lidhur me detajet e marrëveshjes për armëpushim në jugperëndim të Sirisë.