Hakan Çopur
12 Nëntor 2015•Përditësim: 12 Nëntor 2015
WASHINGTON (AA) - Me ndihmën financiare prej 35 milardë dollarësh që Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) e kanë realizuar për vitin 2014, një pjesë e saj prej 5.9 miliardë dollarësh përfshijnë ndihmat ushtarake jashtë vendit, ndërsa tre të katërtat e kësaj ndihme janë dërguar në Izrael dhe në Egjipt, raporton Anadolu Agency (AA).
Në raportin vjetor financiar për ndihmat jashtë vendit në vitin 2015 raport ky i cili përgatitet çdo vit nga Deparatamenti i shtetit paraqiten në mënyrë të detajuar ndihmat që Washingtoni ka realizuar ndaj shteteve dhe programet.
Sipas raportit prej 112 faqesh të vitit të kaluar qeveria amerikane në vitin 2014 ka realizuar një ndihmë financiare në vlerë prej 35 miliardë dollarë. Raporti ka tërhequr vëmendjen se në cilat rajone dhe shtete është realizuar kjo ndihmë ushtarake prej 5.9 miliardë dollarësh.
Sipas kësaj vitin e kaluar Izraeli ka qenë vendi që ka përfituar më shumë ndihma ushtarake nga SHBA-të me një vlerë prej 3.1 miliardë dollarësh. Vlerë, kjo e barabartë me rreth një të katërtën e buxhetit vjetor të mbrojtjes së Izraelit.