Emre Gürkan Abay
12 Janar 2018•Përditësim: 12 Janar 2018
MOSKË (AA) - Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov dhe homologu i tij iranian, Javad Zarif, kanë zhvilluar një bisedë telefonike ku janë trajtuar zhvillimet e fundit rreth Sirisë para Kongresit Kombëtar të Dialogut Sirian që planifikohet të mbahet në Soçi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e publikuar nga Ministria e Jashtme e Rusisë, theksohet se në bisedë janë shkëmbyer mendime rreth hapit që do të merret për zgjidhjen politike në Siri në drejtim të rezolutës 2254 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (KS-OKB).
Dy ministrat të cilat kanë vazhduar konsultimet në lidhje me Kongresin Kombëtar të Dialogut Sirian që planifikohet të mbahet në Soçi, gjithashtu kanë trajtuar zhvillimet e fundit në Siri.
Ministri i Jashtëm rus, Lavrov, më parë kishte njoftuar se në Kongresin Kombëtar të Dialogut Sirian në Soçi do të marrin pjesë rreth një mijë e 700 persona.
Në deklaratën e përbashkët të Turqisë, Iranit dhe Rusisë disa javë më parë, ishte dhënë mbështetje ndaj kongresit që pritet të mbahet mes regjimit të Bashar al Asadit dhe opozitarëve.