Ayşe Doğru
12 Janar 2018•Përditësim: 12 Janar 2018
ANKARA (AA) – Një tërmet prej gjashtë shkallësh sipas Rihterit ka goditur pjesën qendrore të Mianmarit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qendra për Hulumtime Gjeologjike e SHBA-ve njoftoi që epiqendra e tërmetit ishte 120 kilometra në veriperëndim të qytetit Bago, me thellësi prej dhjetë kilometrash.
Tërmeti është pasuar nga pesë lëkundje me intensitet prej 4,2 deri më 5,3 shkallë. Nga ana tjetër, ende nuk dihet nëse tërmeti ka shkaktuar viktima apo dëme materiale, meqenëse goditi një zonë larg vendbanimeve.