Behçet Alkan
30 Nëntor 2015•Përditësim: 30 Nëntor 2015
BAYIR BUCAK(AA) - Behcet Alkan - Komandanti i forcave turkmene në Bayir Bucak në rajonin verior sirian Latakia, Ahmet Arnavut (Ebi Fadil), pohon se në rajon nuk ka asnjë anëtar të vetëm të organizatës terroriste DAESH, dhe se objektivi kryesor i sulmeve intensive ajrore ruse është dëbimi nga ky rajon i turkmenëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Arnavut pohon se militantët e DAESH-it u përpoqën të hyjnë në zone në vitin 2013, por se forcat lokale të turkmenëve pas disa ditësh rezistencë kanë arritur të mbrojë këtë rajon.
Ai shtoi se në këto luftime ata kanë kapur tre komandantë të DAESH-it, ndërkohë më vonë u kuptua që këta persona ishin të gjithë shtetas rusë.
"Avionët rusë vazhdimisht bombardojnë fshatrat tona. Qëllimi i tyre kryesor nuk është për të luftuar kundër DAESH-it, sepse kjo organizatë nuk ekziston këtu, por për të dëbuar turkmenët dhe dhënien e rajonit regjimit të Asadit", ka thënë Aravut për AA.
Duke vënë në dukje se popullsia lokale, u përball me sulme mizore të forcave ajrore ruse dhe ushtrisë së regjimit sirian, komandanti Arnavut falenderoi Turqinë e cila hapi dyert e saj për civilët e plagosur, gratë, fëmijët dhe të moshuarit.
"Forcat ajrore ruse shkatërrojnë vendbanimet tona, dhe si rezultat i këtyre sulmeve janë shkatërruar edhe fermat dhe pyjet tona. Sulmet nuk ndalen, ditën apo natën, por ne do të mbrojmë me çdo kusht shtëpitë tona.”, ka shtuar më tej Arnavut.