Dmitri Chirciu
11 Mars 2022•Përditësim: 11 Mars 2022
Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, u takua në Antalya me të dërguarin e posaçëm të Kombeve të Bashkuara (OKB) për Sirinë, Geir Pedersen, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës me shkrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Lavrov dhe Pedersen u takuan më 10 mars në kuadër të Forumit të Diplomacisë Antalya 2022 dhe diskutuan për procesin politik në Siri dhe punën e Komitetit Kushtetues të Sirisë.
Gjithashtu, gjatë takimit u shkëmbyen mendime për problemet që kanë të bëjnë me ofrimin e ndihmës humanitare për sirianët.